Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Gjatë një konference për mediat ajo ka njoftuar se gara do të qëndrojë e hapur nga 2 gusht deri më 23 shtator të këtij viti. Të gjithë kompanitë e interesuara për këtë koncesion do të mund të aplikojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të këtij projekti.