Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përforcojnë praninë ushtarake të tyre në Europën Juglindore, përfshirë këtu edhe përqëndrimin logjistik dhe ushtarak në Shqipëri dhe Kosovë. Në të dyja shtetet shqiptare, investimet ushtarake amerikane do të bëhen në kuadër të aleancës së NATO-s. Projektet e shpallura synojnë të sigurojnë infrastrukturë moderne teknologjike për trupat amerikane në rajon dhe shihet si reflektim ndaj sfidave të sigurisë gjeopolitike e gjeostrategjike në rritje në rajon.