Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi këtë të premte punën për transformimin e shërbimit të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit në Maternitetin 'Koço Gliozheni. Gjatë kësaj vizite Manastirliu deklaroi se do rriten kapacitetet dhe cilësia e shërbimit për nënat dhe fëmijët.