Bashkia e Tiranës vijon asfaltimin e rrugicave të Tiranës, teksa e rradhës është rruga “Xhoxhi Martini” dhe rrugicat lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Erind Bejko gjatë inspektimit të terren tha se me përfundimin e asfaltit, por edhe të ndërhyrjeve të tjera në sistemin kullues dhe sinjalistikën rrugore, lagjja do të transformohet plotësisht.