Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në bllokun e pallateve në Lagjen 14 të kryeqytetit. Veliaj u shpreh se do të garantohet po i njëjti standard si në qëndër të Tiranës, po ashtu edhe në periferi të saj. Sipas kryebashkiakut, ky investim ka për qëllim lehtësimin e aksesit me rrugët e tjera të qytetit për banorët e saj.