Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë kryer investime të reja. “ Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”,