Invalidët e punës kane protestuar përpara ministrisë së Financave per ti paraqitur qeverisë 8 kërkesa qe nisin me indeksimin e pensioneve në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve. Sipas protestuesve, në vitin 2013 kryeministri u kishte premtuar atyre rritjen e ndihmës së paaftesisë me 1000 lekë, por kjo nuk është realizuar. Një tjetër kërkesë që kishin protestuesit ishte edhe rimbursimi i ilaçeve të domosdoshme për diagnozen që është deklaruar invalidi.