Deputeti demokrat, njëherësh edhe Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu depozitoi në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, lidhur me nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërinë e Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Në një deklaratë nga selia blu, Balliu theksoi se raportet e partnerëve ndërkombëtarë kanë evidentuar vazhdimisht ekspozimin e strukturave ligjzbatuese në Shqipëri ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal.