Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë dhe mocion me debat në Kuvend për dosjen e ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Konferenca e Kryetarëve gjykoi se kjo çështje tashmë i takon drejtësisë dhe nuk mund të konsiderohet urgjente në punimet e Parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi e cilëson dhunim të të drejtave të opozitës, vendimin për mospërfshirjen e interpelancës me kryeministrin Edi Rama në rendin e ditës së seancës plenare.