Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli rindezi përplasjen mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e identitetit kombëtar. Duke folur nga Parlamenti Europian të mërkurën, ajo tha është një “maqedonase e vërtetë krenare” dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”. Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.