Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian Marta Kos është drejtuar me një mesazh nga Elbasani, ku ndër të tjera tha se Shqipëria ka ecur me reformat, por u shpreh se ka ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e BE. Në një komunikim për gazetarët, ajo tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, gjithçka do përfundojë në 2027.