‘Rruga jonë drejt integrimit evropian vijon të jetë e bllokuar, edhe pse Kosova ka përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë 100% me të BE-së’, ka kritikuar kështu Brukselin presidentja Vjosa Osmani. Gjatë një intervistë për ‘Politico’, presidentja tha se Brukseli zyrtar duket se nuk e sheh dhe nuk e ndjen progresin që ka bërë Kosova. Osmani renditi edhe progresin që reformave të Kosovës, në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.