Dorëzimi i peshqve të mëdhenj në peshoren e drejtësisë, është kushti thelbësor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Teksa procesi i anëtarësimit është ende pezull, këshilli kombëtar për integrimin europian u mblodh për të pasqyruar panoramën e plotë të ecurisë së reformës në drejtësi.