Shefja e diplomacisë Olta Xhaçka priti në Tiranë homologun e saj spanjoll Jose Manuel Albares Bueno, me të cilën dakordësuan një memorandum bashkëpunimi për çështjet e integrimit në Bashkimin Europian. Në fund të vitit 2023, Shqipëria parashikon të mbyllë procesin ‘screening’ ku kërkoi mbështetjen e Spanjës gjatë mandatit të presidencës së Këshillit Europian. Ndër të tjera, Xhaçka apeloi për çuarjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi.