Çelja e edicionit të nëntë të shkollës së integrimit europian bëri bashkë ligjvënës të pozitës dhe opozitës. Në fjalën e saj, kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se për Shqipërinë, Europa është e vetmja zgjidhje, duke shtuar se integrimi në Bashkimin Europian është plan ambicioz por plotësisht i arritshëm.