Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi në Samitin me BE-në në Shkup, që procesi i integrimit të vendit të ndahet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Megjithatë e menjëhershme ishte edhe përgjigja e Brukselit, që në një reagim për median e Kosovës, theksoi se procesi i normalizimit të raporteve Serbi-Kosovë është kyç për integrimin europian të të dy vendeve.