Zëvendëskryeministrja njëherësh minitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e aksit të ri rrugor, Elbasan-Rrogozhinë. Në lotin e 5-të, punimet po avancojnë me ritme të shpejta, për të ndihmuar në qarkullimin e automjeteve dhe mallrave në një aks modern.