Davide Pecorelli, biznesmeni italian i cili inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit 2021 në Shqipëri, është lënë i lirë nga qelia. 47 vjecari u arrestua pak ditë më parë nga policia italiane, por Gjykata e Apelit me kërkesë të prokurorit të Përgjithshëm mori vendimin të lirojë nga burgu biznesmenin , deri në përfundmin e plotë të formaliteteve burokratike. Pecorelli akuzohet nga autoritetet shqiptarë për mashtirim, deklarime të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.