Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg, sipërmarrësin italian që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021. Davide Pecorelli ka qënë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi. Prokurori ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore. Ndërkohë që për ekstradimin e tij, seanca dëgjimore nga autoritet italiane, për të vendosur kërkesën për ekstradim të shtetasit italian është caktuar për në datën 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.