Inside Story ka bërë publike pa censurë zërin original të Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që u shndërrua në të penduarin e drejtësisë. Një personazh që nxorri zbuluar të gjithë bashkëpunëtorët e tij të hershëm, duke rrëfyer krime të rënda. Nga jeta e thjehstë si tregtar fruta-perimesh, tek ekzekutori gjakftohtë, Inside Story sjell dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë shqiptare. “Kisha një pistoletë, një “Col Special” për ta shitur, ky ka qenë krimi i parë që unë mund të kem bër fillimisht, armën që shita.” Grabitja e tij e parë ishte ajo e një argjendari, i cililëvizte me sasi të mëdha floriri dhe orash luksoze. Sipas Dumanit këtë punë ia kishte ofruar Talo Ccela, ai që njihet dhe si armiku i përbetuar i Nuredin Dumanit.