Teksa ka inspektuar rrugën e re "Grigor Cilka", që lidh Njësinë 2 të Tiranës me lagjet e Farkës, kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj, u shpreh se Tirana ka në inventarin e saj 10 mijë rrugë. Veliaj tha se falë investimit të Bashkisë së Tiranës në periferi, njësoj si në qendër, edhe në këtë zonë do të rritet ndjeshëm vlera e pronës.