Ndërkohë që për rreth 3 orë opozita kërkonte vendosjen në rendin e ditës së një interpelance dhe mocioni me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama për çështjen ‘Ahmetaj’, ky i fundit zgjodhi të mos ishte i pranishëm në seancën e fundit për këtë sezon parlamentar por të inspektonte akset rrugore Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi. Numri një i qeverisë shoqërohej në rrugët e jugut të vendit nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku, njëherësh ministre e infrastrukturës. Balluku gjatë këtij inspektimi shpjegon se këto akse do të jenë të përfunduara vitin që vjen.