Diskutimi i projektligjit “Për informacionin e klasifikuar", në një kohë kur Shqipëria po përballet me sulme kibernetike dhe prokuroria ka nxjerrë një urdhër për mospublikimin e tyre, ka sjellë një debat të ashpër në komisionin e Sigurisë mes demokrateve dhe qeverisë. A ndjehet kjo e fundit përgjegjëse për të dhënat e hakeruara, tashmë disa prej tyre publike, ishte thelbi i pyetjes që demokratët parashtruan për një përgjigje për ministren Elisa Spiropali.