Dhjetëra influencera dhe kompani marketingu izraelite dhe të huaja kanë ngritur një padi ndaj qeverisë së Benjamin Netanjahut me pretendimin se nuk u ka paguar shërbimet që u kanë ofruar gjatë ofensivës kundër Hamasit në Gaza. Paditë kërkojnë miliona dollarë nga qeveria izraelite me argumentimin se ata nuk janë paguar pasi u kontraktuan nga autoritetet e Tel Avivit që të promovonin mesazhe pro-izraelite gjatë luftës që zgjati mbi dy vite në Gaza.