Inflacioni u rrit lehtë në muajin shtator në krahasim me gushtin, sipas metodikës vendase të matjes. Të dhënat e INSTAT tregojnë se indeksi i çmimeve të konsumit u ndal në 4.1 për qind, nga 4 për qind që regjistroi në muajin gusht. Të dhënat sugjerojnë se kontributin kryesor në këtë rritje të lehtë e kanë dhënë dy grupet shpenzime për arsimin dhe transporti.