Këtë fundvit, qytetarët e blenë qumështin, djathin dhe vezën 4.4 për qind më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit dhjetor disa prej produkteve bazë të shportës kanë njohur rritje të çmimeve. Kështu peshku, vaji dhe yndyrnat janë shtrenjtuar me 3.8 për qind ndërsa mishi me 2.3 për qind.