Banka e Shqipërisë vlerëson se politika e saj monetare ka ndihmuar në ruajtjen e nivelit të inflacionit në norma relativisht të ulëta, pavarësisht kohërave sfiduese shkaktuar nga kriza e dyfishtë, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Sipas guvernatorit Gent Sejko, inflacioni ka filluar kurbën rënëse, duke arritur në 5.3% në muajin mars. Ai pritet ta vijojë këtë trajektore gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.