Top News – Infermierja suedeze/ Ndjek një festival të tërë filmi, e vetme në një far
31/01/2021 19:46

Një infermiere suedeze ka fituar një garë për të ndjekur programin e plotë, me 60 filma, të festivalit të filmit Goteborg, nga një far në një ishull të izoluar, pranë brigjeve të Suedisë. Lisa Enroth, mundi 12 mijë fansa të filmit nga e gjithë bota që kishin aplikuar. Infermierja, që ka punuar në repartet Covid gjatë pandemisë, thotë se ajo shpreson ta pëlqejë qenien pjesë e një realiteti krejt të ndryshëm, për një javë. Organizatorët e festivalit u detyruan ta ndalnin atë për shkak të pandemisë. Nuk do të ketë shfaqje të filmave në kinema, por i gjithë programi do të transmetohet online. Organizatorët thanë se ata po kërkonin një fans të filmave që do të ishte emocionalisht dhe psikologjikisht i përshtatshëm për rolin. Enroth, që thotë se i kanë shteruar energjitë për shkak të pandemisë, do të qëndrojë për një javë, e vetme, në farin Pater Noster, në ishullin Hamneskar, pa telefon, pa kompjuter, pa libra apo asnjë lloj tjetër argëtimi. Sidoqoftë, asaj do ti jepet një tablet, për të parë filmat dhe do të regjistrojë një video-ditar të përditshëm. Një ekran është vendosur po ashtu në dhomën e fenerit, në majë të farit, ku ajo mund të përjetojë edhe një shkallë 360 gradëshe shikimi të panoramës përreth.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB