Një plagosje ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, rreth orës 11:20, në ambientet e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti mes dy punonjësve të këtij institucioni. Mikel Osmani është infermieri që u plagos me bisturi nga kolegu Dashamir Çajka sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas burimeve, konflikti mësohet se ka ndodhur për motive banale, ndërsa I plagosuri është goditur dy herë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për rastin, ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila njofton se po punon për kapjen e autorit.