Një gjykatë apeli indiane ka lënë në fuqi një gjobë prej 160 milionë dollarësh të vendosur ndaj Google nga rregullatorët e tregut në vend. Google u akuzua dhe gjet fajtore për pozitat monopol në tregun e telefonave Android. Gjykata Kombëtare Tregtare e Apelit tha se gjetjet e Komisionit të Konkurrencës së Indisë ishin të sakta dhe Google ishte i detyruar të paguante gjobën. Por, vendimi la mënjanë katër nga 10 direktivat antitrust të imponuara ndaj firmës.