Qeveria miratoi indeksimin me 2.5 për qind të pagës referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët. Pas këtij vendimi, paga referuese bazë për magjistratët arrin në 156 mijë e 825 lekë në muaj. Efektet financiare do të shtrihen nga 1 janari i vitit 2026 dhe do të përballohen nga buxheti i këtij viti. Ndryshime janë ndërmarrë edhe sa i takon pagës së presidentit të republikës, që po ashtu është indeksuar me 2.5 për qind duke arritur në nivelin e 435,625 lekë në muaj.