Disa ditë pas incidentit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ka reaguar ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil. Pas rishikimit të provave dhe kontrolleve të ushtruara në aeroportin e Shkupit njoftohet se është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara. Sipas Agjencisë së Aviacionit Civil nuk është anashkaluar asnjë procedurë edhe pse kanë qenë nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.