Partia Demokratike ka reagua lidhur me sigurinë në shkolla, pas sherrit mes 5 bashkëmoshatarëve në gjimnazin Ibrahim Rugova, ku si pasojë e konfliktit që kaloi në dhunë fizike 3 adoleshentë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas Drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, kjo është një situatë alarmante që vjen për faj të autoriteteve.