Policia e Vlorës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, I cili përplasi mesditën e së hënës me gomone një të mitur në plazhin e Jonufrës. Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg. 40-vjeçari sipas burimeve zyrtare të policisë dyshohet se nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese.