Shtëpia e Bardhë nuk i ndahet situatave problematike që rrëmbejnë vëmendjen e mediave, teksa qeni i Presidentit Joe Biden raportohet se ka kafshuar oficerët e Shërbimit Sekret të paktën 10 herë nga tetori i 2022 deri në janarin e këtij viti. “Komandanti” i Biden sipas New York Post ka kafshuar të paktën 7 anëtarë të stafit të shërbimeve sekrete, me një prej tyre që është paraqitur në gjendje të rëndë në spital, sipas të dhënave nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.