Një moment cmendurie u pa në garën NASCAR në Daytona International Speedway. Protagonist u bë piloti i Fordit, Ryan Preece që garontë në Coke Zero Sugar 400, i cili kur kishin mbetur 5 xhiro nga fundi humbi kontrollin e makinës së tij me nr.41 dhe doli nga pista. Ishte një dalje e frikshme pasi automjeti i tij u rrotullua 10 herë në ajër dhe e gjithë kjo ndodhi teksa ai ishte me shpejtësi rreth 306 km/h.