Një incident I paprecedente diplomatik u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku presidentja e Kosovës Vjosa Osamni u konfrontua me punonjësit e sigurimit të cilët tentuan ti merrnin telefonin. Osmani kërkoi ndihmën e kryepralamentarit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi I cili zgjidhi dhe situatën. Sipas këshilltarit të medias së presidentes, Bekim Kupina veprimi I punonjësve ishte në kundërstim me praktikat ndërkombëtare dhe me konventën e Vjenës për marrdhëniet diplomatike.