Prokuroria e Posaçme kërkon në Gjykatën e Apelit ndryshimin e vendimit të shkallës së parë për ish-Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit dhe ish deputetin, Alqi Bllako. Bllako mori pafajësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në rastin e inceneratorit të Elbasanit, por u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit.