Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit për në datë 27 korrik ora 10. Gjatë seancës të kësaj të enjte lexuan mbrojtjen avokatët e Pëllumb Abeshit, Serafin Papës, Bardhyl Ccabirit dhe Klodian Zotos. I pari që filloi ishte avokati I Pëllumb Abeshit, I cili kërkoi që klienti I tij të shpallej I pafajshëm pasi faktet që ka hetuar SPAK janë hetuar më herët nga Gjykta e Elbasanit. Sipas tij, Prokuroria e Posaccme ka bërë një vlerësim të gabuar të provave duke marrë të pandehur gabimisht Abeshin, I cili sipas tij nuk ka pasur asnjë përfitim monetar si anëtar I Komisionit për dhënien e koncesionit për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.