Top News – ‘Inaugurohet’ me shkelje të rënda/ Policia, 220 ndëshkime në Bypass-in e ri të Vlorës
20/07/2021 19:42

Hapja e Bypass-it të Vlorës, "është inauguruar" me shkelje të rënda nga drejtuesit e automjeteve. Radarë, dronë, alkooltestues, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara në terren, janë përdorur nga policia për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit. "Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri", thuhet në reagimin e policisë.

Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23