Në Vatikan u inaugurua këtë të hënë selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe personalitete të tjera.