Tre prokurorët e SPAK raportuan dhe iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe mazhorancës për rreth katër orë në Këshillin e Mandateve, ku mbrojtën kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Por, arsyetimet e dhëna nga prokurorët e posaçëm nuk kanë bindur mazhorancën dhe opozitën që të dalin me një mendje në lidhje me kërkesën e tyre për këtë çështje.