Çifti Meta–Kryemadhi janë tashmë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kallëzimi në SPAK u depozitua nga ish deputeti Halit Valteri, me një sërë akuzash të rënda drejtuar për Ilir Metën, i cili mund të konsiderohet presidenti që përfundoi më shpesh në dyert e gjykatave dhe prokurorive gjatë mandatit presidencial, herë për kërkesa për shkarkim nga ekzekutivi e herë për akuza të rënda që lidhen me integritetin e figurës së tij.