Top News – Ilir Meta sulmon SHBA për Berishën/ Reagon Braçja- po ‘kokëpalarë’ pse jo?
23/05/2021 09:26

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen e shpalljes ‘non grata’ të kryeministrit Sali Berisha. Në postimin e tij në facebook, Meta e ka cilësuar vendimin e Departamenitit të Shtetit Amerikan ‘një fletërrufe’ e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër Sali Berishës. Megjithëse Meta nuk ka mbajtur një qëndrim publik, duket se presidenti i republikës është siguruar që të jetë pranë familjes së ish kryeministrit Berisha nëpërmjet këtij mesazhi.