Ilir Meta ka sfiduar vendimin e Sali Berishës, që përmes përfaqësuesve të PD-së në KQZ ka bllokuar kërkesat e kandidatëve të opozitës për rinumërim të votave preferenciale të 11 majit. Partia e Lirisë ka depozituar në KQZ një kërkesë, ku si subjekt politik në radhët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, drejtuar nga Partia Demokratike, kërkohet rinumërim i votave në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Kavajës.