Prej datës 27 tetor, Partia Demokratike e drejtuar prej ish-kryeministrit Sali Berisha, nënshkroi marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë e Lirisë, të drejtuar nga ish-Presidenti Ilir Meta. Një ndër dakordësitë e arritura është ajo, se kandidatët për kryetarë bashkie do të dalin nga primaret e organizuara nga PD, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet vetëm në Këshillat Bashkiakë, teksa do t’i drejtojë këto të fundit në ato Bashki ku këshilltarët e PL janë përcaktues.