Partia e Lirisë mblodhi këtë të shtunë Konventën Kombëtare për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Ilir Meta, u shfaq i shqetësuar, ndërsa nuk munguan tonet e larta para gazetarëve. Ai foli dhe për marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, njeherësh deputete e PL, me të cilën gjatë kohëve të fundit ka pasur përplasje sa I takon organizimit të partisë.