Monika Kryemadhi akuzoi Ilir Metën dhe Tedi Blushin se me qëndrimet publike që po mbajnë për dosjen hetimore ndaj kreut të Partisë së Lirisë po flasin me gjuhën e kreut të SPAK, Altin Dumani. kryemadhi - “Më vjen shumë keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit, të Sotir Kllapit dhe të Arben Krajës, gjë që ka të bëjë çështje dhe këndvështrime të ndryshme të asaj që lexojmë në një dosje të përbashkët”. Sekretari e Përgjithshëm të PL e akuzoi për shtrembërim të shpenzimeve përmes kartës bankare të biznesmenit, Adrian Shatku. Ajo deklaroi se shifra prej 240 mijë eurosh nuk është shpenzimi i saj, por totali në vlerën e kartës së biznesmenit.