Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrjen në serverat e partisë. Meta tha se nuk ka shumë besim të drejtësia, pasi sipas tij, ajo është e kapur nga Edi Rama. Në fjalën e mbajtur para gazetarëve, Meta foli edhe për kushtet e godinës së Prokurorisë së Tiranës.