Seanca e kësaj të enjte ndaj Ilir Beqajt dhe të tjerëve për dosjen e sterilizimit u shty mes debate për dy javë të tjera. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të ish ministrit të Shëndetësisë, që kërkuan prej gjyqtares Flojera Davidhi që t’u vendosë në dispozicion vendimin e arsyetuar për ashpërsimin e akuzës. Avokatët kërkuan prej gjyqtares që të tregojë se ku janë faktet e vjedhjes në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.